Baku: Një fitore ndaj Polonisë, do të thotë që jemi me 80% në Europian. Pres një Shqipëri argëtuese

Baku: Një fitore ndaj Polonisë, do të thotë që jemi me 80% në Europian. Pres një Shqipëri argëtuese

Ervin Baku, gazetar sportiv, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë, mbrëmjen e sotme.

Sipas tij, një fitore ndaj polakëve, do të thotë se Shqipëria me 80% shkon në Europianin e Gjermanisë.

Baku deklaroi se pret një skuadër argëtuese dhe shtoi se pret që të marrim frytet e para të punës së trajnerit Silvinjo.

Shpresoj të marrim frytet e para të punës së trajnerit. Pres një Shqipëri argëtuese, për shkak të stilit brazilian që ka futur Silvinjo. Bëmë një lojë të mirë në Poloni, por humbëm.

Uroj që sot të fitojmë dhe të marrim revanshin. Me fitore, hedhim një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Ne jemi në momentin më të mirë, Polonia është në momentin më të keq. Mos harrojmë, Polonia ka lojtarë si Levandovski, Shezni, apo edhe Milik. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kanë lojtarë që mund të na hapin probleme.

Shpresoj të kemi nxjerrë mësime nga e kaluara dhe të dalim me fitore sot. Polakët luajnë më mirë me topin. Duhet të kemi besim te trajneri dhe te stafi i tij. Unë kam besim të plotë se trajneri ka zgjedhur skemën e duhur.

Kam 43 vjet që e ndjek Kombëtaren, është dashuri pa kushte. Forca eë kësaj kombëtare është grupi. Kemi një Nedim Bajrami, që mund ta zgjidhi ndeshjen vetëm. Uroj të kemi edhe sot një eurogol, por pak rëndësi, edhe me një gjysmëgol, do isha i kënaqur. Unë mendoj se sot shënon Uzuni, mendoj se do të zhbllokohet.

Një fitore sot do të thotë 80% në Europianin e Gjermanisë. Na jep moral dhe pikë. Një fitore sot, na gdhin ne vendin e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy