Kimpembe i ofrohet Atleticos

Kimpembe i ofrohet Atleticos

 Risitë e kohëve të fundit tek Paris St Germain kanë detyruar disa lojtarë të mendojnë një tjetër destinacion për të ardhmen .

Një ndër të padëshiruarit është Presnel Kimpembe të cilin sipas ‘ Goal ‘ dhe ‘ Spox ‘ ia kanë ofruar Atleticos .

Në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ llogaritë po bëhen ndryshe  sepse Cholo Simeone është në kërkim të një anësori të djathtë dhe drejtuesit e spanjollëve kanë deklaruar se do ta nisin ofensivën në këtë aspekt vetëm në rastin e largimit të Mario Hermosos nga Madridi.

Megjithatë informacionet janë disa dhe një prej tyre e lidh 26 vjeçarin me një të ardhme tek Chelsea, ekip i cili ka humbur Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensen , respektivisht tek Real Madridi dhe Barcelona.

Të qënit  titullar tek ‘’ Les Pariziens ‘’ nënkupton një lloj vështirësie për ta larguar kaq lehtë Presnel Kimpemben dhe një aryse më tepër është se i mbeten edhe dy vite kontratë me kampionët e Ligue 1 .

Spanjollët s’do ta kenë të shtruar rrugën për franko- kongolezin sepse edhe Manchester United me Juventusin janë pas dere dhe do të mundohen të përfitojnë nga ndonjë gabim i mundshëm i ‘’ Los Colchoneros ‘’.

Destinacionet konsiderohen ideale por fakti se janë ekipe elite sigurisht imponon një analizë të detajuar për të evituar pendesat e mundshme në vijimësi .

Atletico Madridi gjithsesi mbetet një ekip për tu respektuar dhe dëshirohet nga shumë lojtarë por s’duhen anashkaluar ‘’ Blutë e Londrës ‘’, Juventusi apo ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , të cilët mund të befasojnë në çdo moment dhe të firmosin me  anësorin .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy