
Gazetari dhe komentatori i njohur i sportit, Kosta Grillo, prej ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas infektimit me COVID-19, para pak kohësh, gjendja e tij u përkeqësua dhe u nis me urgjencë drejt Turqisë, për të marrë trajtim më të specializuar. Megjithatë situata për të vijon të jetë kritike dhe tashmë miqtë e tij kanë bërë apel për ndihmë.
Gazetari tjetër sportiv, Ervin Baku, nëpërmjet një postimi, bën thirrje për ndihmë financiare, pasi Grillo ndodhet në gjendje të rëndë dhe familja e tij nuk ka asnjë mundësi të përballojë shpenzimet e spitalit turk.
“Thirrje urgjente!
Vëllai jonë Kosta Grillo ka shumë nevojë për ndihmën tuaj! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!
Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.
Ju lutem, ta ndihmojmë vëllain tonë Kosta Grillo!
Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të :
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!”



