Gjykata për zgjedhjet në FSHF/ Hajdini: UEFA ende nuk e ka dhënë vendimin përfundimtar (VIDEO)

Gjykata për zgjedhjet në FSHF/ Hajdini: UEFA ende nuk e ka dhënë vendimin përfundimtar (VIDEO)

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve.

Lidhur me këtë, gazetari i sportit Edi Hajdini, deklaroi në “MCN live” se vendimi i Gjykatës kërkon disa interpretime juridike, porse nga ana tjetër nesër do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së.

Ishte vendim i pritshëm deri diku, nuk e mendova se do ta penalizonte kreun e Federatës deri në këtë shkallë. Vendimi do disa interpretime juridike, sepse në vendimin e gjykatës thuhet se është ngritur çdo gjë në bazë të pretendimit se kryetari i bashkisë Veliaj, ka 34 përqind të aksioneve, që këtu ka diçka që nuk shkon, sepse e kemi thënë që Veliaj, nuk ka asnjë të drejtë të jetë aksionar,

Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër. Asambleja do të mbahet nesër, porse sdo të zhvillohet zgjedhjet.

Sipas Hajdinit, UEFA megjithatë ende nuk e ka dhënë vendimin e saj përfundimtar nëse ka pasur zgjedhje të drejta ose jo në shoqatat rajonale të futbollit.

Nesër nuk ka zgjedhje, por Duka la të kuptohet se zgjedhjet do të zhvillohen në një datë tjetër, ai nuk tërhiqet. Në momentin që do të ketë asamble, gjykata nuk do ta lejojë, mbetet për tu parë nesër në asamblenë e përgjithshme, rreziku se do të ketë përplasje ekziston, ndërkohë sot ka vazhduar puna për organizimin e asamblesë për datën 2 mars.

Arma më e fuqishme në duart e z.Duka është vendimi i UEFA-s, nuk ka ardhur ende vendimi i cili do të certifikonte zgjedhjet në zyrat rajonale.

Ajo që më shqetëson se nesër do të ketë përshkallëzim, pasojat do ti vuajë futbolli, në konflikt në futboll nga palë të treta, është në dëm të futbollit, ekipit kombëtar dhe skuadrave që marrin pjesë në kampionat, do të bëhej nulë e gjithë kjo punë. Pastaj imazhi që do të ketë Shqipëria në arenën ndërkombëtare nga UEFA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy