Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë sot FSHF-së në lidhje me kërkesën e këtyre për të anuluar dy asambletë e jashtëzakonshme të KOKSH-it që janë thirrur nga Komiteti Ekzekutiv. Sipas FSHF-së asambletë e jashtëzakonshme mund t’i thirrë vetëm presidenti dhe duket se Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë.
Komiteti Ezekutiv vendosi në muajin nëntor që me 13 dhe 23 dhjetor të zhvillohej fllimisht asambleja statutore dhe më pas ajo zgjedhore. Kjo për shkak të problemeve në KOKSH ku prej gati 2 vitesh Komiteti Ezekutiv dhe presidenti janë vënë kundër njëri-tjetrit për fondet, duke bërë edhe akuza për vjedhje.
Zgjedhjet e reja ishin kërkuan nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e ngërçit. Duhetb theksuar se nga asambleja statutore deri te asambleja zgjedhore duhet të kalojnë së paku 60 dit. Kjo ka qenë një tjetër çështje që Gjykata ka hedhur poshtë Komitetin Ekzekutiv të KOKSH-it.



