
Roger Federer njoftoi të martën se nuk do të përfaqësojë Zvicrën në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, pas dëmtimit që ka pësuar në gju.
39-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve në gju në vitin 2020.
"Unë jam shumë i zhgënjyer, pasi ka qenë një nder dhe pikë kryesore e karrierës time sa herë që kam përfaqësuar Zvicrën," shkroi Federer në një deklaratë. "Unë tashmë kam filluar rehabilitimin me shpresën që të kthehem në turne më vonë këtë verë."
Federer, 20-herë kampion i Grand Slam, garoi në secilën lojë Olimpike midis 2000 dhe 2012, duke fituar medalje të artë në dyshe për burra në Pekin në 2008 dhe medalje të argjendtë në një teke për burra në Londër në 2012.
Ai humbi Lojërat Olimpike të 2016 për shkak të një dëmtimi në gju.
Së fundmi luajti në Wimbledon ku u eliminua nga turneu në çerekfinale.
Federer bashkohet me një listë në rritje të lojtarëve që nuk do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti.



