Medalje argjendi në Lojërat e Solidaritetit Islamik, Met’hasani: Pretendimet më të larta te mundja (VIDEO)

Medalje argjendi në Lojërat e Solidaritetit Islamik, Met’hasani: Pretendimet më të larta te mundja (VIDEO)

Mundësi Zelihmkan Abakarov fitoi medaljen e parë të argjendtë në kategorinë 65 kg për Shqipërinë, në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Turqi. Kjo është medalja e vetme për Shqipërinë në këto lojëra, teksa tashmë do të zhvillojnë garat e tyre edhe karate me xhudo.

Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur përgjegjësja e marketing, media dhe marrëdhënie ndërkombëtare në KOKSH. Luna Met’hasani.

Ajo u shpreh se pretendimet më të larta ishin te mundja, pasi pritej medalje edhe nga sportisti tjetër, ndërsa tregoi edhe ecurinë që kanë pasur shqiptarët deri tani.

Në këto lojëra janë 57 shtete, me sportistët që pretendojnë për medalje. Janë 10 disiplina aty ku paraqitet Shqipëria. Në mundje u paraqitëm me dy sportistë medalistë. Të dy mundësit morën medalje në Lojërat Mesdhetare. Pritshmëritë ishin më të larta në mundje, por morëm vetëm një medalje. Ishte një përballje e fortë, medalja e argjendtë është një arritje e madhe dhe e para për Shqipërinë në këto lojëra.

Pjesa tjetër e ekipit, janë sportistë të rinj, me rezultate në kampionatet kombëtare. Një pjesë e tyre e kanë zhvilluar garën, si atletika dhe ping pongu. Kanë bërë mirë, por nuk kanë arritur të kualifikohen për më tej.

Mundja e mbylli performancën. Taekwondo e ka mbyllur gjithashtu. U mposhtëm nga kampionë olimpikë. Pritshmëritë e vetme, janë në karate dhe xhudo, që janë në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy