Milan insiston për Bernardeschin

Milan insiston për Bernardeschin

 Milani vijon të mos e harrojë një dëshirë të vjetër të Stefano Piolit. Drejtuesit e kuqezinjve janë të fokusuar maksimalisht tek merkatoja , e cila do ti japë një tjetër kuptim sezonit  vijues për arsye se do të tentohet avancimi edhe në Champions League , kompeticion të cilin italianët e kanë gjithmonë parasysh dhe kërkojnë që të shtrojnë rrugën drejt suksesit.  

Federico Bernardeschi  mbetet një ndër prioritetet për mesfushën , lojtar që nuk po avancon me Juventusin , skuadër që investoi 40 milionë euro në merkaton e 2017-tës .

Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ , 28 vjeçari konsiderohet një ndër transferimet më të dështuara dhe ky fakt kërcënon seriozisht të ardhmen e këtij reparti  pasi në 177 sfida , Federico Bernardeschi numëron  vetëm 12 gola dhe  24 asiste të shoqëruara këto me një lojë tepër të dobët , shumë larg nivelit të bardhezinjve .

Merkatoja do të hapet zyrtarisht në 1 korrikun e ardhshëm dhe Stefano Pioli është i sigurtë për transferimin e ishi-t të Fiorentinës në ‘’ San Siro ‘’ pasi shumë shpejt Brahim Diaz dhe Samu Castillejo mund të bëjnë gati valixhet dhe ta lënë ‘’ Djallin ‘’ me gisht në gojë duke iu referuar këtij pozicioni.

Për Milanin është e domosdoshme ndërhyrja dhe Federico Bernardeschi mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në ofensivë duke i dhënë më shumë furi sepse është një lojtar i rrezikshëm në kundrasulme dhe shumë punëtor në prapavijë , fakt që mund ti shërbejë italianëve për ta shtuar produktivitetin në metrat e fundit.

Nëse fati do të jetë me to Federico Bernardeschi mund të shëndërrohet në një ndër transferimet me të bujshme të këtij Milani që do të përfitonte shërbimet e italianit me parametër zero duke qënë se e përfundon kontratën në 30 qershor , lojtar i cili nuk e shikon te ardhmen tek torinezët dhe  7 herë fituesit e Champions Leagues nuk do te dorëzohen deri sa ta veshin me ngjyrat kuq e zi.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy