Eros Grezda ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme ne Kroaci, me fanellën e Sibenik.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij, që po fiton minimalisht ndaj Lokomotiva Zagreb.
Në minutën e 14-të, Grezda pasi merr një top nga e djathta e ndalon bukur me gjoks dhe gjuan me kokë për ta ndalur në fundin e rrjetës.
Ky është goli i parë sezonal për Grezdën në Kroaci, i cili është përballur me probleme të shumta, për shkak të dëmtimeve.



