
Emrat e mëdhenjë vijojnë të jenë pjesë e përditshmërisë së Barcelonës në lidhje me merkaton . Katalanasit tani më shumë se kurrë po këmbngulin për ta tjetërsuar pozicionin e tyre dhe të ripërfshihen në ekipet e elitës .
Mbrojtja mbetet dhimbja më e fortë e kokës për spanjollët dhe riparimi i saj sigurisht do të marrë kohën e vet . Konkurrenca ka arritur në një tjetër stad në vitet e fundit dhe ‘’ Los Cules ‘’ janë larguar nga objektivat , sidomos pas disfatës në Champions League ku nuk mundën të kalonin grupet por do te kenë edhe një shans në Europa League .
Rikthimi i Xavi Hernandez në ‘’ Camp Nou ‘’ sikur e ngjalli shpresën e spanjollëve të cilët e shikojnë merkaton si zgjidhjen e vetme . E famshmja ‘ Sky Sports ‘ ka deklaruar se Antonio Rudiger mbetet një preferencë e ish kampionit të botës që e finalizon kontratën me Chelsean në verën e 2022-shit dhe konsiderohet një ndër më të mirët në botë në prapavijë .
Kërkesa për një përfitim 12 milionë euro në vit nuk ka marrë ‘’ Ok “ e bosit Roman Abramovich i cili ia ka lehtësuar në një farë mënyre largimin nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ . Vendimi i rusit u konceptua një përveshje mëngësh për ekipe si Real Madridi, Bayern Munchen dhe Paris St Germain , rivalë me të cilët aktualisht Barcelona e ka të pamundur të konkurrojë sepse për më tepër qëndërmbrojtësi synon të shëndërrohet në një ndër më të paguarit jo vetëm të Premier Leagues por edhe të Europës.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ e kanë deklaruar me kohë se duan qëndrimin e 28 vjeçarit por ky fakt s’do të thotë se do të bëjnë çmenduri për objektivin e tyre .
Duhet shtuar këtu se po mendohet edhe për rinovimet me Cesar Azpilicuetan dhe Andreas Christensen të cilët preferohen shumë nga kuq e blutë dhe nuk kanë pretendimet e gjermanit.
Barça është koshiente se Chelsea nuk mund të rinovojë me të tre dhe mund të dalë e fituar gjatë verës për një ndër to me parametër zero . Problematikat e theksuara ekonomike i vënë me shpatulla pas muri ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët janë të detyruar të firmosin me lojtarë drejt përfundimit të kontratës me ekipet respektive ose të arrijnë një akord që mund të përballohet nga arkat e klubit.



