
Ecuria shumë e mirë e Takefusa Kubos me Real Sociedadin po pasohet nga interesi i një klubi shumë cilësor.
Drejtuesit e Tottenham Hotspurit kanë nisur tratativat për ta bindur japonezin që të fillojë një eksperiencë larg ‘’ Reale Arenas ‘’.
Prej katër sezonesh mesfushori ka rezultuar një ndër më të mirët e 11-shes së trainerit Imanol Alguacil dhe ai i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ Thomas Frank mendon se mund ta ndihmojë ofensivën në të ardhmen e afërt.
Mënyra se si luan 24 vjeçari është ideale për një klub anglez, i cili spikat për teknikën, triblimet dhe shpejtësinë, tre komponentë me anë të cilëve ka vënë në vështirësi çdo rival.
Përballë interesit të kryeqytetasve presidenti Jokin Aperribay nuk mendon të negociojë për një shifër poshtë 70 milionë eurove për yllin e ofensivës.
Ndërkohë numri një i stolit të Tottenham Hotspurit ka deklaruar se e mirëpret në ‘’ White Hart Lane ‘’ por drejtuesit nga San Sebastian ende besojnë në qëndrimin e ishi-t të Villarealit.



