
I famshmi Pep Guardiola ka arritur një tjetër sukses me Manchester City-n . ‘’ The Citiziens ‘’ kanë rinovuar me Joao Cancelon, i cili do të qëndrojë deri në 30 qershorin e 2027-tës duke i garantuar të ashtuquajturit ‘’ Pep ‘’ një element kyç tek bardhekaltërit .
Sigurisht pas këtij akordi , portugezi nuk e ka fshehur gëzimin për qëndrimin tek kampionët në fuqi të Premier Leagues:
“ Eshtë një nder të jesh pjesë e kësaj skuadre . Manchester City më ka dhënë gjithçka dhe rinovimi është më e pakta që mund të bëj për t’ia rikthyer respektin Pep Guardiolas . Kam gjetur komoditetin këtu dhe duhet të punoj akoma më tepër për tu perfeksionuar dhe së bashku ti arrijmë objektivat ‘’ , ishin këto fjalët e 27 vjeçarit .
Ishi i Barcelonës ndihet shumë krenar me Joao Cancelon në 11-she sepse është një lojtar që mund të adaptohet në çdo stil loje, domosdoshmëri për këtë trainer i cili ka shkruar historinë me bardhekaltërit por i ka mbetur pa ngritur trofeu i Champions Leagues.
Besimi në vetvete dhe sidomos ai i drejtuesve ndaj tij e ka bërë Joao Cancelon të shpërthejë dhe pak e nga pak është shëndërruar në një figurë shumë të rëndësishme tek Manchester City .
Vera e 2019- tës i dha shansin gjigandëve të Premier Leagues për ti vënë në dispozicion Pep Guardiolas një lojtar me shumë vlera për të cilin derdhi 65 milionë euro në arkat e Valencias . Koha e ka treguar se ky investim ka rezultuar i qëlluar në shenjë nga sheikët e Manchester City-t të cilët i kanë bërë një dhuratë të çmuar ishi-t të Barcelonës .



