
Transferimi i Darwin Nunez në ‘’ Anfield Road ‘’ e ka zbehur dukshëm figurën e Sadio Manes i cili është në negociata e sipër me Bayern Munchenin.
Ky operacion do të rezultojë i kripur për gjermanët të cilët kanë ofruar më pak se 50 milionë euro , aq sa ‘’ The Redsat ‘’ e vlerësojnë kartonin e senegalezit.
Nga krahu tjetër , anglezët shpresojnë 40-50 milionë euro për sulmuesin i cili ka dhënë shumë në gjashtë vite me Liverpoolin dhe drejtuesit e tyre nuk duan të dalin të humbur në këtë histori.
Rekordmenët e Bundesligës janë të detyruar të afrojnë një lojtar cilësor sepse Robert Lewandowski pritet ti bashkohet Barcelonës gjatë verës dhe pas Ryan Gravenberch i cili është afër hedhjes së firmës , ofensivës i duhet edhe një element me peshë.
Kalimi nga Southampton tek Liverpooli rezultoi një ndër vendimet më të suksesshëm në karrierën e 30 vjeçarit i cili pati fatin të fitojë trofe shumë të rëndësishëm , si Premier League , Champions League , Supekupa e Europës , Botërori i Klubeve dhe gjithashtu Kupën e Afrikës me Senegalin.
Bayern Munchen e ka pothuajse të sigurtë suksesin në Gjermani por gjithmonë tenton ta zgjerojë atë edhe në Europë dhe një lojtar si Robert Lewandowski meriton të zëvëndësohet me një tjetër përafërsisht të njëjtë .
Në përgjithësi merkatoja e verës pritet tejet intensive sidomos për ekipet e elitës , të cilat duan ta përforcojnë emrin dhe të fitojnë gjithmonë e më tepër protagonizëm.
23 gola në 51 sfida reflektojnë një sezon i cili nuk u finalizua ashtu siç pritej sepse Liverpooli përsëri u mposht nga Real Madridi në finalen e Champions Leagues duke regjistruar kështu humbjen e dytë në vitet e fundit kundër ‘’ Galaktikëve ‘’.



