Partizani shkëlqen vetëm një pjesë, miqësorja me Shkëndijën mbyllet në barazim

Partizani shkëlqen vetëm një pjesë, miqësorja me Shkëndijën mbyllet në barazim

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës, sfidë e cila u zhvillua në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”.

Ishte një ndeshje spektakolare ajo e ditës së sotme, ku u shënuan plot 4 gola. Pjesa e parë foli e gjitha për Partizanin, që shënoi dy herë me Herald Markun, i cili shndërroi në gol një penallti në minutën e 18-të dhe me Lucas Cardoso në minutën e 33-të.

Megjithatë ndryshe nga pjesa e parë, e dyta foli e gjitha për Shkëndijën, që gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe barazoi shifrat. Për tetovarët shënuan Shala në minutën e 55-të dhe Sidrit Guri në minutën e 71. Kështu miqësorja u mbyll në barazim, me të dyja skuadrat që treguan lojë të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy