Prishtina ka arritur një kualifikim historik, teksa për herë të parë do të ketë mundësinë të luajë në eliminatoret e Champions League. Kampionët e Kosovës kanë triumfuar në finalen e paraeliminatoreve ndaj kampionëve të Andorrës, Inter Escaldes. Dopieta e Endrit Krasniqit në minutat 45 dhe 58, i ka një fitore të madhe bardhebluve të Ramadanit.
Kështu pasi mposhtën Folgoren nga San Marino në gjysmëfinale, tashmë Prishtina triumfon edhe ndaj Inter Escaldes. Prishtinën tashmë në raundin e parë eliminator do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, teksa do të përballet me hungarezët e Ferencvaros, aty ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni.



