Raiola nuk e përjashton qëndrimin e Haaland

Raiola nuk e përjashton qëndrimin e Haaland

 Fakti i të qënit kryefjala e ekipeve të mëdha në merkato nuk do të thotë së Erling Haaland do të lërë shumë shpejt Borussia Dortmundin pasi norvegjezi momentalisht ndihet komod tek ‘’ Verdhezinjtë ‘’ dhe ky fakt mund ta bindë për të qëndruar edhe më gjatë në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .

Nordiku është shëndërruar në një risi në kontinentin e vjetër por ka preferuar të përqëndrohet tek aktualiteti i mrekullueshëm me gjermanët , aty ku 21 vjeçari bën ligjin . Në lidhje me të ardhmen e bishës së sulmit , agjenti Mino Raiola ka preferuar ti marrë gjërat me qetësi për të mos i krijuar një lloj presioni klientit të tij dhe të merret vendimi më koherent për më tej  . Qëndrimin e tij e ka shprehur kështu :

 “ Për momentin nuk ka asgjë konkrete me asnjë klub . Jemi të përgatitur për gjithçka dhe do të bëjmë më të mirën në vijimësi “ , theksoi Mino Raiola .

Italiani nuk la pa cekur as interesin e Barcelonës për lojtarin e lindur në Leeds:

“  Pavarësisht momentit të vështirë , Barcelona mbetet një ndër klubet më të famshëm dhe jemi të përgatitur se me kalimin e kohës do të rikthehen për Haaland “ , theksoi  54 vjeçari .

 Me anë të këtyre deklaratave kuptohet se momenti i ndërrimit të ambjentit për ishi-n e Salzburgut nuk ka ardhur dhe Borussa Dortmundi mund të rrijë e qetë sepse kjo histori mund të marrë zgjidhje në verën e 2022-shit , për një lojtar që ka impresionuar  në vetëm pak sezone . 

19 gola dhe 4 asiste në 16 ndeshje janë statistika që vijojë të nxisin këmbnguljen e klubeve me emër të cilët kurrsesi s’mund ta humbin këtë shans që mund të shëndërrohet në suksesin e ëndërruar prej vitesh .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy