Inter pëlqen Vlahovic

Inter pëlqen Vlahovic

Spekullimeve të shumta  në lidhje me  zëvëndesuesin e  Romelu Lukakut që pretendohet nga Chelsea duket sikur po i vjen fundi. Interi po e vijon rrugën e rikuperimit të ekonomisë me hapat e duhur dhe duke marrë parasysh shitjen e detyruar të belgut po analizon një opsion shumë interesant .  

Eshtë sulmuesi i Fiorentinës Dusan Vlahovic  emri i të cilit vazhdon të qarkullojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ . Italianët pretendonin  edhe Duvan Zapatan  por duke qenë se kolumbiani tashmë është shëndërruar në një idhull  tek Atalanta , bergamaskët kërkojnë qëndrimin e sulmuesit potent në ‘’ Gewiss Stadium ‘’.  21 vjeçari ka kontribuar shumë tek ‘’ Vjollcët ‘’ dhe me meritë ka arritur deri në këtë stad të karrierës .

Një fakt që do ta afronte më shumë me Interin është se italianët do ta fillojnë sezonin e ri si kampionë ,  fakt që nënkupton një privilegj për Dusan Vlahovic.  . 

Në tre vitet e qëndrimit në Firence Dusan Vlahovic ka ditur ti bëjë shumë mirë detyrat dhe deri në momentin që flasim numëron  27  gola dhe 3 asiste në 77 ndeshje .  

Aktualisht sipas portalit Transfermarkt vlera e kartonit të Dusan Vlahovic arrin 40 milionë eurot  dhe nëse 19 herë kampionët e Serisë A  do ta largojnë nga ‘’ Artemio Franchi “  do të dilnin shumë të fituar sepse vlerat e nxënësit të Vincenzo Italianos japin garancinë për shtimin e produktivitetit në repartin e avancuar  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy