Arsenal mendon për Rabiot

Arsenal mendon për Rabiot

Prej vitesh me rradhë Arsenali është cilësuar si një ndër skuadrat më të suksesshme në lidhje me lojtarët që nuk llogariten më nga trainerët respektivë . 

Rastet e Martin Odegaard dhe Dani Ceballos e reflektojnë shumë mirë diçka të tillë .   Në merkaton e janarit ‘’ Topchinjtë ‘’ do të kërkojnë të ndjekin të njëjtën rrugë edhe me mesfushorin Adrien Rabiot i cili duket se i ka ditët e numëruara  tek Juventusi. 

Pas shumë vitesh tek Paris St Germain u parashikua se francezi do të shkëlqente tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ por eksperienca në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ka rezultuar si mos më keq dhe  tashmë është shfaqur një dritë në fund të tunelit për 26 vjeçarin.

E kaluara e lidhi emrin e tij edhe me Barcelonën por ishi i ‘’ Les Pariziens ‘’ vendosi për kampionët e Scudettos .

Konkurrenca e ashpër tek të besuarit e Massimiliano Allegrit nuk është përballuar me sukses nga Adrien Rabiot dhe opsioni i londinezëve konsiderohet tepër motivues duke marrë parasysh karakteristikat e  lojës së tij . Sezoni i kaluar për kryeqytetasit u cilësua një ndër më të vështirët në historinë e  tyre sepse mbetën me duar bosh në lidhje me pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe ky leksion i ka shërbyer Mikel Artetas për të bërë më mirë në vijimësi .

Me startimin  e merkatos në 1 janar , Arsenali do ti ndezë motorrët për të pasuruar organikën dhe të shfaqë një tjetër fytyrë në fazën e dytë .

Ky destinacion ndoshta mund të rezultojë efikas për Adrien Rabiot për të rikuperuar rëndësinë në mesfushë dhe të  avancojë në karrierë . 7 ndeshjet e para të sezonit  janë një konfirmim i eksperiencës së dështuar në Torino e cila me këtë interes mund të finalizohet  shumë shpejt .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy