Luiza Gega renditet në vendin e 13-të në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega renditet në vendin e 13-të në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega, e cila garoi në finalen e Lojërave Olimpike në 3000 metra me pengesa, është renditur në vendin e 13-të. Një rezultat i mirë ky për atleten shqiptare, duke ditur se përballë garonte me më të mirat e botës. 

Arritja e madhe e Gegës ishte kualifikimi për në finale, pasi u bë atletja e parë shqiptare në histori që e arrin këtë dhe ditën e sotme në garën e saj regjistroi kohën regjistroi kohën 9:34.10

Në vendin e parë u rendit atletja nga Uganda, Chemutai, në vendin e dytë Frerich nga SHBA dhe plotësoi podiumin Kiyeng nga Kenia.

Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese. 32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy