Një tifoz është plagosur rëndë pasi ra nga një stendë në stadiumin Wembley gjatë ndeshjes së Anglisë dhe Kroacisë.
Dëshmitarët thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në momentin që loja filloi.
Sipas zëdhënësit të stadiumit, tifozi është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
"Ne konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pas fillimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Wembley.
Tifozit iu dha kujdesi mjekësor në vend dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n për t'u siguruar që çështja të hetohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.", u shpreh zëdhënësi për mediat.
Pavarësisht incidentit loja vazhdoi dhe Raheem Sterling shënoi golin e fitores për Anglinë me 1-0.
Burimi: Daily Mail Përshtati: MCNtv.al



