Uzuni: Jam në momentin më të mirë të karrierës, drithëruese të luash në Champions

Uzuni: Jam në momentin më të mirë të karrierës, drithëruese të luash në Champions

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me skuadrën hungareze të Ferencvaros. Edhe vetë futbollisti beratas, është shfaqur shumë i lumtur për këtë fillim sezoni në aspektin personal, teksa duke folur për mediat hungareze, është shprehur se dëshiron që me skuadrën e tij të kualifikohen në Champions League.

“Jam në formën më të mirë të jetës sime. Në kualifikueset e Ligës së Kampioneve kam shënuar tre gola në ndeshjen kundër Prishtinës jashtë, gjithashtu gjeta golin në shtëpi kundër Zalgiris. Veç golave kam edhe tre asiste.

Tani shënova edhe në kampionat dhe mund të them se më mbush me vetëbesim. Më pëlqen futbolli dhe bëj gjithçka të shënoj. Ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë të jem në grupet e Champions League.

Në fjalorin tim nuk ka asgjë që është e pamundur. Dua të luaj në grupet e Champions. Ne kemi shkruar historinë vitin e kaluar dhe do të ishte mirë ta bënim sërish.

Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të qëndrosh në fushë dhe të dëgjosh himnin e Ligës së Kampioneve. Të kapin të dridhurat nga emocionet. Nuk ka asgjë të pamundur në futboll”, u shpreh Uzuni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy