
Janë përcaktuar skuadrat finaliste në dy kompeticionet europiane.
Roma-Feyenoord është finalja e Conference League, e cila do të luhet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”. Italianët eliminuan në gjysmëfinale Leicesterin, teksa pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në atë të kthimit triumfuan minimalisht. Në krahun tjetër, Feyenoord eliminoi francezët e Marseille. Holandezët iu falën fitores 3-2 në ndeshjen e parë dhe iu mjaftoi barazimi pa gola, për të kapur finalen.
Në Europa League, finalja do të jetë mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers. Gjermanët eliminuan West Ham, me rezultatin e përgjithshëm 3-1, ndërsa skocezët ia dolën ndaj Leipzig, me të cilët në ndeshjen e parë kishin barazuar 1-1, ndërsa në të kthimit triumfuan 3-1.



