Paris St Germain ‘’ peshkon ‘’ tek Leipzig

Paris St Germain ‘’ peshkon ‘’ tek Leipzig

Vitet e fundit mbrojtësi i Leipzigut Mohamed  Simakan  ka patur një rritje të konsiderueshme në çdo aspekt, arsye e mjaftueshme kjo për tu vënë në radarët e ekipeve të elitës.

Listës së gjatë i është bashkuar edhe Paris St Germain  pasi drejtori sportiv Luis Campos shikon tek marsejezi një garanci për të ardhmen e prapavijës.

Vështirësia e akordit me Milan Skriniar , lojtar i pazëvëndësueshëm tek Interi nuk i ka lënë opsion tjetër ‘’ Les Pariziens ‘’ veçse të shikojnë përpara dhe të zgjidhin çdo problematikë në ditët e mbetura të merkatos për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin vijues ,kryefjala e të cilit natyrisht është fitimi i Champions Leagues.

 22 vjeçari shquhet për adaptimin në disa pozicione , fakt që mund ta ndihmojë Parisin për të qenë më efektiv gjatë ndeshjeve pasi eksperienca tek Leipzigu i ka sherbyer shumë dhe tashmë është në momentin e duhur për të bërë hapin e ëndërruar .

Hyrja në luftë e kryeqytetasve mund ta ndërlikojë ndjeshëm qëndrimin e Mohamed Simakan në ‘’ Red Bull Arena ‘’ pavarësisht se mbetet një ndër pilarët e 11-shes së italianit Domenico Tedesco .

Një kalim në ‘’ Parque de Prince ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt dhe duke ditur që merkatos i mbetet akoma për të përfunduar , fituesit e Ligue 1 kanë shumë shanse për të firmosur me perlën e gjermanëve .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy