Formacionet zyrtare/ Belgjikë-Itali, trajnerët zgjedhin titullarët

Formacionet zyrtare/ Belgjikë-Itali, trajnerët zgjedhin titullarët

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë e vlefshme për fazën çerekfinale të Europianit. Në “Allianz Arena” pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Të dyja skuadrat shihen si pretendente për fitimin e Europianit, prandaj kjo e sotmja mund të quhet edhe si një finale e parakohshme.

Për sa i përket formacioneve, te Belgjika ia ka dalë të jetë gati mesfushori Kevin De Bruyne, ndërsa për Italinë ka ndryshime në sulm, teksa në vendin e Berardit që ka luajtur zakonisht, do të aktivizohet Frederico Chiesa.

Formacionet zyrtare:

Belgjikë (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, T. Hazard; De Bruyne, Lukaku; Doku. 

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy