Gianni De Biasi ka nisur punën si trajner i skuadrës Deportivo Alaves. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare shprehet tejet i lumtur për këtë aventurë të re, ndërsa përballja e parë e skuadrës së tij do të jetë ajo me Real Madridin.
Ai është shprehur se synimi primar i tij do të jetë që Alaves të mbetet në ligë. “Objektivi ynë nuk është që ta fitojmë kampionatin. Synimi kryesor është të dalim të katërtit nga fundi dhe kjo do të mjaftonte”, u shpreh De Biasi



