Prioritetet e Real Madridit për merkaton verore

Prioritetet e Real Madridit për merkaton verore

Tashmë jemi në fazën më determinante të sezonit dhe drejtuesit e shumë klubeve kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës.

Pa dyshim protagonistët do të jenë ekipet me emër për arsye të historisë dhe potencialit në aspektin ekonomik, dy aspekte të cilat do të vijojnë të bëjnë diferencën.

Një ndër to është Real Madridi, një skuadër shumë cilësore e cila vijon të bashkjetojë me sukseset. Carlo Ancelotti po analizon disa emra dhe dy ndër to janë Dean Huijsen dhe Martin Zubimendi, lojtarë të cilët po lënë gjurmë në ekipet respektive, Bournemouth dhe Real Sociedad.

Referuar hollandezit duhet thënë se po impresionon në Premier League pavarësisht se është pjesë e një ekipi të dorës së dytë.

19 vjecari ka rezultuar një vlerë e shtuar në 11-shen e formuar nga tekniku Andoni Iraola dhe i ka dhënë një siguri anglezëve gjatë sfidave.

Drupal Ad

‘’ Galaktikët ‘’ do të kenë një sfidë të vështirë përpara për arsye se mbrojtësi i lindur në Amsterdam pretendohet edhe nga të tjerë klube të rëndësishëm në Europë por gjithmonë prezenca e këtij klubi konsiderohet një kërcënim për secilin prej tyre.

Edhe Martin Zubimendi po rikonfirmon vlerat në fushën e lojës, aktualisht një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.

26 vjeçari është shumë inteligjent taktikisht dhe shquhet gjithashtu për organizimin e lojës.

Jo më kot traineri Luis de la Fuente e ka grumbulluar rregullisht me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’, me të cilën ylli i Real Sociedadit fitoi Europianin në verën e shkuar.

Megjithatë, drejtuesit e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ kanë përcaktuar një klauzolë të konsiderueshme për prishjen e kontratës, shifër e justifikuar nga paraqitjet e nxënësit të Imanol Alguacil.

Ja vlen të shtohet gjithashtu se ndër vite ‘’ Los Merengues ‘’ janë konsideruar një ndër klubet më të preferuar nga çdo lojtar, i cili është një ndër më të suksesshmit e historisë së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy