
Jo vetëm Europa mbetet një destinacion për klubet e famshme të cilat në shumë raste e kanë shtrirë interesin edhe përtej kontinentit . Atletico Madridi , një ndër më kompetitivet e aktualitetit po mendon seriozisht të fuqizohet gjatë verës sepse s’mund të humbasë më kohë në lidhje me fitimin e titujve .
Sigurisht të qënit ndër më të mirat e Spanjës dhe jo vetëm nuk është e mjaftueshme për Diego Simeonen sepse argjentinasi kërkon më shumë nga djemtë e tij që e kanë kapacitetin për gjithçka .
Destinacioni i rradhës për ‘’ Los Colchoneros ‘’ është Brazili pasi nuk e kanë të sigurtë transferimin e Boubacar Kamaras dhe sipas ‘ Mundodeportivos ‘ po ndiqet Joao Gomes, një lojtar determinant në mesfushën e Flamengos.
Ky sezon është i pari për 21 vjeçarin në ekipin e parë gjatë të cilit ka treguar se ka aftësi të jashtëzakonshme dhe konsiderohet një garanci në prapavijë dhe një organizator i shkëlqyer i lojës .
Kualiteti i brazilianit ia ka tërhequr vëmëndjen ‘’ El Cholos ‘’ dhe për më tepër konisderohet një ndër talentët më premtues për të ardhmen .
Si shumë të tjerëve fati i ka trokitur shumë shpejt në derë dhe nëse do të vijojë me këtë ritëm ‘’ Los Rojiblancos ‘’, nuk do të dyshojnë në asnjë moment për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Fakti që Atletico ka rrëshkitur menjëherë pas sezonit të kaluar ku vuri diktatin në La Liga do të thotë që ishi i River Plate duhet të shtojë forcat për të mbrojtur sukseset sepse futbolli ndryshon çdo ditë dhe ekipet befasojnë atëherë kur nuk e pret.
Garancia e Atleticos në këtë rast është Diego Simeone , trainer që ka bërë shumë në këto vite dhe për të merkatoja e verës ka një domethënie të veçantë sepse i paraprin një sezoni ku djemtë e tij do të tentojnë të jenë protagonistë në çdo eveniment .



