
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e rradhës që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin maj që do të jetë kundër Uellsit.
Përmes një deklarate FSHF njofton të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore, Shqipëri – Uells, e cila do të zhvillohet në datën 20 nëntor 2018, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.
Kjo përballje miqësore do të jetë pas ndeshjes zyrtare Shqipëri-Skoci e cila do të zhvillohet në Shkodër, më 17 nëntor.
Çmimet për të ndjekur në stadium Kombëtaren, nisin nga 300 lekë e deri në 6000 lekë.
Kujtojmë që me Kombëtare e Uellsit, aktivizohet edhe sulmuesi i skuadrës së Real Madridit, Gareth Bejl i cili pritet të jetë i pranishëm në Elbasan.
Gjithashtu, përveç Bejl tek Uellsi janë dhe dy emra mjaft të njohur si trajneri Rajan Gigs dhe mesfushori që luan me Arsenalin Aron Ramsei.



