Upamencano, objektiv i Real Madridit

Upamencano, objektiv i Real Madridit

Dayot Upamencano vijon të jetë një ndër prioritetet e tranerit Xabi Alonso referuar merkatos së dimrit. 

Pikërisht në mbrëmjen e sotme dueli ndërmjet Arsenalit dhe Bayern Munchenit do të jetë tejet domethënës dhe në fakt disa delegatë të Real Madridit kanë udhëtuar drejt ‘’ Emirates ‘’ për ta ndjekur nga afër.

Francezi e përfundon kontratën me bavarezët në 2026-tën dhe mungesa e rinovimit i jep një avantazh të lehtë ‘’ Galaktikëve ‘’ për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Prej 5 sezonesh 27 vjeçari aktivizohet me gjermanët, i cili ka arritur të shëndërrohet në një ndër më të mirët në prapavijë. 

Megjithatë, edhe të tjerë emra janë pjesë e listës së trainerit spanjoll, duke filluar nga Ibrahima Konate apo Marc Guehi dhe parashikohet se manjati Florentino Perez do të japë si gjithmonë maksimumin për ekipin e zemrës.

 Duhet kujtuar se largimi i mundshëm i David Alabas dhe dëmtimi për një periudhë të gjatë i Eder Militaos i kanë lënë paksa të varfër ‘’ Los Blancos ‘’ në këtë repart dhe firmosja me një tjetër element është një prioritet. 

Ndeshja kundër ‘’ Topchinjve ‘’ do të jetë pa dyshim përcaktuese për vijimësinë e Dayot Upamencanos, i cili i përmbush kërkesat e numrit një të stolit. 

Sfida e sotme dhe sidomos javët e ardhshme do ti japin zgjidhje kësaj historie dhe duhet patur parasysh se flitet për një ndër klubet më të suksesshëm në futboll.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy