Liverpooli, deklaron çmimin për Darvin Nunez

Liverpooli, deklaron çmimin për Darvin Nunez

Mungesa e protagonizmit nën urdhërat e Arne Slot, po e vështirëson dukshëm qëndrimin e Darwin Nunezit në ‘’ Anfield Road ‘’.

Uruguajani ka nisur të mendojë një të ardhme larg anglezëve, për të cilin së fundmi është interesuar Milani.

Drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ kanë filluar ta mendojnë seriozisht largimin e golashënuesit, për të cilin pretendojnë afro 60 milionë euro.

Drupal Ad

Në të shkuarën presidenca investoi 85 milionë euro por fatkeqësisht rendimenti i Darwin Nunez nuk i ka përmbushur pritshmëritë e numrit një të stolit.

Kuqezinjtë kanë një shans për ti ofruar një të ardhme ndryshe në ‘’ San Siro ‘’, i cili e tregoi kualitetin në të shkuarën në rradhët e Benfikës.

Traineri Sergio Conceicao dëshiron të ketë në skuadër një lojtar i cili do të jetë referent tek gjigandët e Italisë dhe jo vetëm në vijimësi dhe Darwin Nunez konsiderohet ideali.

Të jesh pjesë e një ndër klubeve më të famshëm të botës sigurisht është një privilegj, i shoqëruar me një presion shumë të madh sepse gjithmonë duhet të japësh maksimumin në fushën e lojës pasi në të kundërt të takon të ngrohësh stolin.

Shtatlarti i ofensivës në sezonin aktual ka arritur të gjejë në vetëm 4 raste rrugën e rrjetës, të shoqëruara me 4 asiste në 26 sfida, shumë pak për të vijuar tek një ekip si Liverpooli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy