
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar krijimin e një ligë të tretë për klubet e futbollit që do të nisë nga viti 2021. Ky vendim u mor ditën e dielë gjatë hedhjes së shortit për eleminatoret e kampionatit europian “Euro 2020”.
Kompeticioni i ri do të quhet përkohësisht UEL2 dhe do të ketë format të njëjtë si UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, me 32 ekipe që marrin pjesë në një fazë grupi.
Skuadrat do të ndahen në tetë grupe me katër ekipe, të cilat do të pasohen nga raundi i dytë i finaleve, çerekfinaleve, gjysmë-finalet dhe finalet.
Fituesi i garës do të ketë futet direkt në fazën e grupeve të UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm, ndërsa ndeshjet do të luhen të enjten në orën 16.30.
Një ide që nuk është se ka marrë pëlqimin e klubeve por që mbetet për t’u parë nëse do të ketë sukses, apo do t’i shtohet kalendarit të tejngjeshur të ekipeve.
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha se kompeticioni i ri do të rrisë konkurrencën dhe është një shans për federatat që të kenë më shumë klube në kupat e Europës.



