Luciano Spalletti u zyrtarizua të premten, si trajner i Italisë, ku do të pasojë të larguarin Roberto Mancini.
Marrëveshja është mbyllur dhe 64-vjeçari ka firmosur kontratën deri në fund të Botërorit të vitit 2026.
Gjithsesi për të nisur Spalletti nga puna, ka një pengesë. Trajneri italian, ka edhe një vit kontratë nga Napoli, me një klauzolë prej 3 milionë eurosh.
Klubi i Serie A, nuk e liron Spallettin dhe çështja mund të shkojë në Gjykatë.



