Ancelotti synon Fabian Ruiz

Ancelotti synon Fabian Ruiz

Me  qëndrimin e Isco Alarcon dhe Dani Ceballos në mëdyshje , Real Madridi do të kërkojë përforcimin e  mesfushës në merkaton e janarit .

Carlo Ancelotti po e vlerëson mundësinë e transferimit të Fabian Ruiz në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’,  ish nxënësin e tij  tek Napoli.  Italiani kërkon të shfrytëzojë formën e shkëlqyer të spanjollit tek ‘’ Il Partenopei ‘’  për të cilët është shumë i rëndësishëm në 11- shen e formuar nga  Luciano Spalletti .

 Kjo është një mundësi ideale për  ‘’ Galaktikët ‘’ duke marrë shkas nga momenti i 25 vjeçarit i cili po shijon eksperiencën më të suksesshme në karrierë me italianët . Eshtë hera e dytë që kryeqytetasit interesohen për ishi-n e Real Betisit dhe për të thekson një vlerësim më vete sepse të gjithë lojtarët ëndërrojnë që një ditë ta veshin  bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’.

 Aventura me andaluzët i krijoi terrenin për të zgjeruar protagonizmin tek Napoli por prioriteti i ‘’ Los Merengues “  është kapërcimi në një tjetër stad me përsëritjen e sukseseve të së kaluarës si fitimi i Champions Leagues dhe La Ligas .  

Figura e Carlo Ancelottit krijon shpresa por 62 vjeçari duhet të riadaptohet  dhe natyrisht t֝ë ketë në dispozicion elementë që mund ta çojnë drejt lavdisë .

14 ndeshjet e deritanishme kanë rezultuar për tu duartrokitur për Fabian Ruiz sepse pavarësisht 3 golave dhe 2 asisteve ka ditur të kuptojë shumë mirë ideologjinë e Maurizio Sarrit duke qenë pozicional dhe efektiv gjatë ndeshjeve .

Për Napolin është i domosdoshëm ky  mesfushor sepse di të lidhet shumë mirë me shokët e skuadrës dhe ky  faktor përbën një sukses më vete për ‘’ Azurrët ‘’.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy