Arsenal mendon për Richarlison

Arsenal mendon për Richarlison

 E ardhmja e Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang parashikohet larg Londrës dhe drejtuesit e Arsenalit  po këmbngulin për të gjetur zëvëndësuesin e tyre .

‘’ Topchinjtë ‘’ e Mikel Artetas duan të shtojnë cilësinë në metrat e fundit për të garantuar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm dhe kanë zgjedhur sulmuesin e  Evertonit Richarlison . Braziliani ka bërë një punë për tu duartrokitur në ‘’ Goodison Park ‘’ dhe  duket se momenti i ëndërruar për të ka ardhur .

24 vjeçari meriton ngjitjen e shkallëve në karrierë dhe  kryeqytetasit janë një opsion ideal  për talentin e anglezëve  . ‘’ The Gunners ‘’ nuk janë të vetmit në garë sepse Real Madridi dhe Paris St Germain prej kohësh e kanë dhënë sinjalin për golashënuesin por pavarësisht këtij fakti nuk i humbin shpresat për ta afruar në ‘’ Emirates ‘’. 

3 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshjet e këtij sezoni të shoqëruar me një rendiment për tu patur zili mbeten asi nën mëngë i Richarlison për të lënë Evertonin në verën e ardhshme  .

Pistat mbeten shumë interesante për yllin e skuadrës nga Liverpooli por parashikohet një luftë të ashpër ndërmjet tre gjigandëve të Europës për ishi-n e Fluminenses .

Për të zëvëndësuar  Alexandre Lacazetten dhe Pierre Emerick Aubameyang nuk është një detyrë aq e lehtë sepse ndër vite e kanë shtuar efektivitetin në ofensivë por  gjithmonë një fillim e ka një fund dhe besohet se momenti për të lënë Londrën ka ardhur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy