
Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë do të rikthehet Abissnet Superiore, që zhvillon javën e 27-të.
Pesë ndeshjet e Superiores, do të luhen në 3 ditë. Ngre siprain superfida mes Kukësit dhe Tiranës, e planifikuar të shtunën në orën 13:45, në stadiumin e Egnatias.
3 orë më vonë, Dinamo sfidon Egnatian, në një “finale” mbijetese, ku të dy ekipet do të kërkojnë me ngul 3 pikët.
E vetmja sfidë që do të luhet të dielën, është ajo mes Teutës dhe Skënderbeut, në orën 16:45.
E hëna rezervon edhe dy sfidat e fundit, Vllaznia-Kastrioti dhe Partizani-Laçi, të cilat janë planifikuar në orën 17:45.
NDESHJET:
E shtunë, 2 prill 2022
13:45 Kukësi – Tirana
16:45 Dinamo – Egnatia
E diel, 3 prill 2022
16:45 Teuta – Skënderbeu
E hënë, 4 prill 2022
17:45 Vllaznia – Kastrioti
17:45 Partizani – Laçi



