
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka “mundur” Armand Dukën në Gjykatën e Tiranës, e cila ka vendosur të njohë asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku.
Gjykata e Tiranës rrëzoi FSHF dhe ka regjistruar drejtues Eduard Prodanin.
Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzoi Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.



