U luajtën ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, pesë ndeshje, të vlefshme për javën e 6-të.
Struga vazhdon me ecurinë e shkëlqyer, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e 6-të radhazi, në po kaq ndeshje. Struganët mposhtën pastër me rezultatin 0-3 Akademija Pandev në transfertë dhe mbajnë vendin e parë me 18 pikë.
Tjetër zhgënjim për kampionët e Shkupit, që u mposhtën 2-0 nga Bregalnica Stip. Rezultat zhgënjyes, regjistroi edhe Shkëndija e Tetovës, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Makedonija GP.
Në dy takimet e tjera FK Skopje fitoi 1-0 me Pobedan, ndërsa Sileks – Tikves përfundoi 3-2.



