Reja: Napoli mund të shkojë deri në fund për titullin, e rivalizon vetëm një skuadër

Reja: Napoli mund të shkojë deri në fund për titullin, e rivalizon vetëm një skuadër

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja thotë se Napoli mund të luftojë për titullin kampion. Reja, i cili në të kaluarën i ka drejtuar të kaltrit nuk i kursen fjalët pozitive për skuadrën e Spallettit.

Për mua Interi me të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë për titullin kampion. Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spallettin. Me të në krye ata kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për titullin. Mendoj se vetëm Interi mund ta konkurrojë Napolin për titullin kampion.

Unë jam akoma shumë i lidhur me qytetin e Napolit , gjithashtu kam miq atje. Nuk e kam vizituar prej dy vitesh, por pas angazhimeve të mia me ekipin kombëtar të Shqipërisë më duhet të bëj një program dhe të kthehem ta vizitoj”, përfundoi Reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy