Përballja me Zrinjski, Shehi: Prisni një Tiranë tjetër, kemi ndryshuar strategjinë

Përballja me Zrinjski, Shehi: Prisni një Tiranë tjetër, kemi ndryshuar strategjinë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka folur para mediave, një ditë para ndeshjes, ku skuadra e tij do të përballet me kampionët e Bosnjë Hercegovinë, Zrinjski.

Bardheblutë do të vazhdojë rrugëtimin në turin e dytë në Conference League, pas eliminimit në Champions League dhe aty duan të vazhdojnë sa më gjatë.

Në fjalën e tij, Shehi tha se nesër do të jetë një Tiranë ndryshe, nga ajo e ndeshjeve të fundit, ndërsa shtoi se ka ndryshuar strategjinë.

Ana psikologjike është mirë, nuk ka vend për të qarë atë që iku dhe në futboll ndeshja e radhës vjen shpejt. Sa mirë që rikthehemi pas një jave dhe ana psikologjike është e mirë për të përballuar një ndeshje ndaj një kundërshtari të ndryshëm nga ai që ishte një javë më parë. Përballemi me një skuadër që ka bërë mirë dhe ka traditë, ka të ndërthurur eksperiencën dhe lojtarët e rinj. Është një ndeshje sa e vështirë, por edhe e pranueshme. Nuk është për Champions, por luajmë sërish përballë kampionëve.

Kemi një formacion të pranueshëm përballë kundërshtarit të nesërm. Nesër do të ketë ndryshime pasi ndryshon edhe kundërshtari, kemi zgjedhur një strategji tjetër dhe në fushë do të shihet. Nesër shihen ndryshimet, jo sot. Flasim për një Tiranë që ka boshllëqe në organikë. Ka situata në futboll që të ulin entuziazmin, në 45-minutat e para me Dudelange pamë një Tiranë agresive dhe që shkonte sipas sezonit të kaluar.

Ne nesër kemi menduar një strategji tjetër se ndryshon kundërshtari dhe lojën do ta interpretojmë në mënyrë tjetër. Sa i përket Tiranës serioze siç ishte në sezonin e kaluar, ne këtë pretendojmë. Por, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim sezonin e kaluar dhe më pas të përmirësohemi. Lojtarët individual rrisin vlerën e skuadrës, por ata kanë lojtarë të huazuar.

I pyetur për merkaton, Shehi deklaroi se nuk preferohen lojtarë në huazim sa për Europën, ndërsa zbuloi se do të afrohen edhe dy lojtarë për çështje ditësh.

Ne kërkojmë lojtarët që janë të përballojnë edhe kampionatin, ne nuk duam lojtarë në huazim për Europën. Përballjet në fushë do të tregojnë vlerën, e tregojnë dyluftimet individuale dhe ekipore. Vlerat në letër nuk janë domethënëse në fushë dhe nesër shpresoj të mos ketë dallim fare. Koha ikën dhe mbeten kujtimet, që kthehen ose në pengje ose në nostalgji. Kur humbet një ndeshje kërkon që pengjet t’i minimizosh ose t’i shtosh dhe thua sikur ta kisha bërë ndryshe.

Duhet të jemi agresivë dhe të dalim para porte, disa nga pengjet e ndeshjes që kaloi nuk janë rastet. E rëndësishme është t’i krijosh ato, por janë disa detaje që gabuam dhe humbëm përqendrimin. Këto i takojnë të shkuarës tashmë dhe nuk ka kthim pas. Kërkojmë të përforcohemi për të ardhmen, kemi marrë Hussein për të plotësuar organikën. Dy lojtarë do të afrohen dhe është çështje kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy