
Eksperienca e Pedro Porros në ‘’ Jose Alvalade ‘’ po e ndihmon spanjollin të rrisë kualitetin në fushën e blertë dhe tanimë Sporting Lisbona do ta ketë të vështirë ta blindojë 23 vjeçarin për arsye se për të është rifutur në garë Real Madridi .
‘’ Galaktikët ‘’ janë koshientë se anësori është një ndër më cilësorët aktualisht dhe sipas portugezes ‘ A Bola ‘, konsiderohet se Pedro Porro e meriton kalimin tek një ekip i famshëm.
Kryeqytetasit vijojnë ti bëjnë llogaritë për të ardhmen duke mos u shpërqëndruar për asnjë moment nga e tashmja brilante , e cila bëhet edhe më bindëse me Carlo Ancelottin në stol.
Duke qenë se Dani Carvajal së fundmi ka patur disa probleme fizike të cilat kanë ndikuar në rendimentin me Real Madridin, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Champions Leagues e shikojnë Pedro Porron si zëvëndësuesin ideal , tek një ekip për të cilin është i domosdoshëm vijimi i kësaj rruge.
Kontrata e ishi-t të Gironas me Sporting Lisbonën merr fund në 30 qershorin e 2025-sës dhe vlera në merkato arrin 25 milionë eurot por marrëveshja mund të finalizohet për 30 milionë euro.
Parashikohet një merkato janari me shumë të papritura dhe natyrisht ‘’ Los Merengues ‘’ do të jenë një ndër protagonistët e saj në mënyrë të padiskutueshme për vetë faktin se vijimi i rrugës drejt sukseseve duhet të shoqërohet me goditje cilësore gjatë kësaj periudhe .



