Opsionet e Jan Oblak

Opsionet e Jan Oblak

   Pavarësisht se konsiderohet prej vitesh një ndër më të mirët e Atletico Madridit , e ardhmja e Jan Oblak në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ vijon e pasigurtë .

30 qershori i 2023-shit  i jep fund kontratës me ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe pretendentët e gardianit janë shumë cilësorë .

Bayern Munchen , Juventus dhe Barcelona kanë vënë në siklet kryeqytetasit të cilët akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e rinovimit me Jan Oblak dhe klauzola e prishjes së kontratës me madrilenët arrin 100 milionë eurot.

Ky përcaktim konsiderohet llogjik sepse ishi i Benfices është një ndër më të rëndësishmit tek ekipi i Cholo Simeones por  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e kanë kohën në favor për ta mbyllur këtë kapitull, natyrisht tejet shqetësues sepse flitet për një peshë të rëndë në skemat e argjentinasit.

Kështu që spanjollët duhet ta analizojnë gjithçka me detaje pasi me ishi-n e River Plates në pankinë e kanë lartësuar emrin si në Spanjë ashtu edhe në Europë dhe qëndrimi i yjeve është absolutisht një detyrim për drejtuesit kryeqytetas.

Nuk besohet se ish kampionët e La Ligas do ta ndërlikojnë këtë çështje sepse në të kundërt do të reduktonin mundësitë për arritjen e objektivave, sidomos për faktin se  drejtohen nga një ndër më të famshmit e trainingut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy