
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme në gjysmëfinalen e Champions League, ndaj Real Madrid.
Tekniku spanjoll, deklaroi se përsa i përket historisë, skuadra e tij ndaj Realit është e mposhtur, por shtoi se do të luftojnë për të shkuar në finale, pasi objektivi është fitimi i trofeut.
Nëse do të luajmë kundër historisë, nuk kemi asnjë shans. Në këtë ata janë më të mirë, por dëshira jonë është të konkurrojmë kundër tyre në këtë kompeticion të jashtëzakonshëm.
Ne duam ta provojmë. Duhet të dimë të vuajmë, të jemi të bashkuar dhe të sulmojmë kur kemi topin.
Në dekadën e fundit ne kemi qenë gjithmonë prezent. Kaluam fazën e grupeve, arritëm në 1/16, gjysmëfinale, është një proces. Tani duhet të luajmë dy ndeshje të mira për të arritur në finale. Ne kemi respekt për Real Madridin, por duam të shkojmë në finale dhe ta fitojmë trofeun.



