Shënoi supergol ndaj Moldavisë, Jasir Asani: Kemi finale të tjera, gjithmonë kam dashur Shqipërinë

Shënoi supergol ndaj Moldavisë, Jasir Asani: Kemi finale të tjera, gjithmonë kam dashur Shqipërinë

Jasir Asani ishte autori i një supergoli ndaj Moldavisë, ku zhbllokoi sfidën me një perlë. Pas fitores 2-0, sulmuesi u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se gjithmonë dëshira e tij ka qenë të luajë për Shqipërinë. Ai tha se tashmë vëmendja duhet të ndeshja e radhës, pasi ka edhe shumë finale të tjera përpara, deri në arritjen e objektivit. “Golin ia dedikoj familjes sepse dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për Shqipërinë. Të luash me kaq tifozë, nuk e di, nuk mund ta përshkruaj. Këtë gol ia dedikoj të gjithëve sepse kemi bërë shumë në stërvitje. Kishim nevojë për këto dy ndeshje dhe tani shohim të radhës. Normal që sot mund të festojmë, por duhet të fokusohemi sepse vjen shpejt ndeshja e radhës. Besoj se do të japim maksimumin sepse ka edhe shumë finale të tjera. Kemi tifozët më të mirë në botë sepse me mbështetjen e tyre ia dolëm dhe shpresoj t’i bëjmë krenar.”, u shpreh Asani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy