
Zoran Zekic është prezantuar te skuadra kroate e Osijek.
Tekniku kroat u largua nga Partizani dhe është rikthyer në vendlindje.
Klubi i Osijek, thuhet se pagoi 100 mijë euro në arkat e Partizanit, për të marrë Zekic.
Ish-trajneri i Partizanit ka marrë detyrën si trajner i klubit kroat pas katër vitesh mungesë. Në periudhën 2015-2019, Zekic regjistroi 152 ndeshje në stol, prej të cilat 69 i pati fitore, 40 barazime dhe 43 humbje.
Pa harruar edhe dy fitoret ndaj PSV-së në kualifikueset e Europa League, të cilat shumëkush i shënon si triumfet më të mëdha në historinë e klubit.



