Harry Kane, i duhuri për Manchester United

Harry Kane, i duhuri për Manchester United

 Tentativat për Harry Kane nuk kanë të ndalur . Me të marrë vesh objektivin e tij të mëdhatë e Europës i kanë përshpejtuar hapat për të ta afruar  bomberin anglez .  Gjatë javëve të fundit janë rikonfirmuar shumë pista për 27 vjeçarin por si duket një prej kandidatëve potencialë siç është Manchester City është tërhequr për shkak të pretendimeve të larta të sulmuesit  . Vendimi i ‘’ The Citiziens ‘’ për të kërkuar një tjetër alternativë  ka rezultuar qershia mbi tortë për rivalët e tyre  që tashmë do ta kenë rrugën të lirë për të  firmosur me   ‘’ Uraganin ‘’ i cili  prej kohësh kërkon një projekt që i garanton fitimin e titujve sepse në aspektin individual ndjehet i realizuar . 

‘’ Djajtë  e Kuq ‘’  kanë përmirësuar ndjeshëm lojën e tyre sidomos me mbërritjen e Bruno Fernandes në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ , lojtar që   ka mahnitur Ole Gunnar Solskjaerin dhe norvegjezi kërkon të verprojë në të njëjtën mënyrë për të blinduar sulmin në sezonin vijues  .  Harry Kane prej vitesh me rradhë kërkohet me ngulm nga Manchester United dhe rënia  e theksuar e   ‘’ Gjelave të Londres ‘’ ia ka mbushur përfundimisht mendjen se qëndrimi edhe më gjatë në ‘’ White Hart Lane ‘’ do ta vështirësonte objektivin e anglezit .  Ky sezon ka rezultuar perfekt për Harry Kanen sepse është shpallur si golashënuesi më i mirë i Premier Leagues por  kërkon të bëjë ndryshimin e madh në aspektin kolektiv për tu plotësuar si futbollist . 

Pa dyshim që nëse gjigandi ‘’ Old Trafford ‘’ do të ketë fatin ta mirëpresë yllin e kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’   do ta shënderronte në operacionin më interesant të merkatos verore sepse është një kandidat potencial  për të marrë në dorë  fatet e sulmit të Manchester United.  Pretendimet e larta të Daniel Levy-t për të lënë të lirë perlën e ‘’ Spursave ‘’ duket se Manchester United i ka pranuar tashmë dhe kryeqyetasit duhet të përgatiten për tu pershendetur përfundimisht me një lojtar që është shëndërruar në legjendë tek ‘’  The Whites ‘’. 

Harry Kane e ka mbyllur sezonin me 33 gola dhe 16 asiste në 49 ndeshje dhe e ka shkruar emrin në librin e golashënuesve historikë të Tottenham Hotspurit .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy