Gazetari Tami Kona analizoi në studion e MCN Informacion rezultatet e merkatos së verës në futbollin shqiptar. Kona tha se numri i futbollistëve të huaj është rritur dukshëm.
Nga lëvizjet në FSHF, janë 72 futbollistë të huaj në kategorinë superiore. Janë larguar dy nga futbollistët më të mirë, Mandela dhe Zabërgja, me një vlerë kartoni mbi 1 milion euro. Janë golshënuesit më të mirë të superiores. Ndaj lojtarët e mirë duhet t’i shikojmë.
P.sh. Tirana ka afruar futbollistë grekë. Flas për lojtarë shqiptarë që janë rritur në Greqi. Tashmë janë pjesë e saj.
Problematika e ekipeve tona është shumë e madhe. Është shumë e vështirë të arrish të kuptosh një skuadër që është e formuar dhe e ruan boshtin. Skuadrat po bazohen të futbollistët e huaj.
Vllaznia është skuadra më bio shqiptare, me vetëm 3 të huaj. Të gjithë të tjerët kanë nga 5 e lart.



