
Koha kalon shumë shpejt dhe merkatot në veçanti marrin vëmëndjen maksimale, sidomos nga ekipet me emër.
Manchester United parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm falë potencialit të presidentëve Joel dhe Avram Glazer, të cilët vijojnë të japin maksimumin për ta rifutur në shinat e suksesit.
‘’ The Red Devilsat ‘’ tashmë ia kanë shkelur syrin Leon Goretzkas, i cili ka filluar sezonin e gjashtë në rradhët e Bayern Munchenit.
29 vjeçari është një referent në mesfushën e gjermanëve dhe sipas ‘ Manchester Evening News ‘ traineri Erik Ten Hag e dëshiron në ‘’ Old Trafford ‘’.
Sigurisht me mbërritjen e Vincent Kompany-s në ‘’ Allianz Arena ‘’ protagonizmi i ishi-t të Schalke 04 është reduktuar, ç’ka do të thotë se 20 herë kampionët e Premier Leagues mund të kenë një avantazh të lehtë gjatë dimrit për ta patur pjesë për vijimësinë.
Numri një i stolit kërkon një lojtar me eksperiencë dhe Leon Goretzka i plotëson kërkesat e tij duke qenë se shquhet për stilin e lojës dhe gjithashtu aspektin fizik, i cili e avantazhon ndjeshëm gjatë sfidave.
S’duhet lënë pa u përmendur se lojtari nga Bochum e merr gjithmonë guximin për ti ndihmuar shokët e skuadrës gjatë kundërsulmeve pa lënë në harresë prapavijën, prezenca e të cilit i jep siguri.
Edhe pse është një prioritet për britanikët, pritet reagimi i drejtuesve të Bayern Munchenit, një skuadër që shquhet për blindimin e peshave të rënda.



