Kalon vizitat mjekësore, Rudiger do të transferohet te Real Madrid

Kalon vizitat mjekësore, Rudiger do të transferohet te Real Madrid

Antionio Rudiger mund të quhet një lojtar i Real Madrid. Mbrojtësi gjerman do të largohet nga Chelsea në merkaton e verës, kur i skadon kontrata dhe karrierën pritet ta vazhdojë në Spanjë.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, lojtari 29-vjeçar ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Real Madrid në verë. Madje thuhet se Rudiger ka kryer edhe vizitat mjekësore ditën e sotme me madrilenët, teksa në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.  

Ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, pra deri në verën e vitit 2026 dhe paga që do të marrë do të jetë afërsisht 6.8 milionë euro në sezon pa përfshirë bonuset.

Pas pesë sezoneve me Chelsea, skuadër me të cilën fitoi Champions-in dhe Europa League, Superkupën e Europës, një Botëror Klubesh dhe një Carabao Cup, mbrojtësi i lindur në vitin 1993 do i thotë lamtumirë Premier League dhe përgatitet për të nisur fazën tjetër të karrierës së tij në klubin mbretëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy