
Sukseset janë bërë pjesë e pandashme e Barcelonës , skuadër e cila është në rrugën e përsëritjes së kaluarës pavarësisht se mbetet akoma për ti konkluduar sforcot me tituj.
Prej kohësh ka filluar revanshi i Joan Laportas i cili ka ndriçuar përsëri ‘’ Camp Noun ‘’ me rikthimin e tij dhe gjatë kësaj kohe ka bërë shumë për spanjollët .
Ndër objektivat e shumtë ka marrë fuqi edhe Alexandre Lacazette i cili me siguri është drejt largimit nga ‘ Emirates ‘ dhe eksperienca e madhe e francezit vlerësohet tej mase nga Xavi Hernandez, trainer që ka në dispozcion të ofensivës lojtarë tepër të frikshëm.
30 qershori është shumë afër dhe ky fakt është një sinjal alarmi për 30 vjeçarin që e shikon të ardhmen larg ‘’ Topchinvje ‘’ me të cilët numëron 1853 minuta në këtë sezon dhe fatmirësisht ka ende pretendentë të fuqishëm që duan ta afrojnë në gjirin e tyre.
Etapa 5 vjeçare tek kryeqytetasit sigurisht i ka dhënë më shumë famë golashënuesit i cili numëron 199 sfida , 71 gola dhe 36 asiste me një ndër klubet më të rëndësishëm të Premier Leagues por që prej sezonesh nuk po e gjen dot suksesin si në kampionat ashtu edhe në Europë edhe pse ka ditur të jetë rezistent në lidhje me qëndrimin e yjeve por si duket ky sukses s’do të zgjasë edhe për shumë kohë.
Ambjenti tek ‘’ Los Cules ‘’ është krejtësisht ndryshe sepse entuziazmi vijon të dominojë dhe sigurisht uria për sukses kanalizohet tek goditjet cilësore në merkato , të domosdoshme për arritjen në këtë stad .
Eksperienca e madhe , kryesisht me Lyonin dhe prej 5 sezonesh me Arsenalin i nevojitet ofensivës së ‘’ Blaugranëve ‘’ e cila po vijon drejt të papaërballueshmes dhe koha do ti vërë pikën çdo engime që ekziston deri në këto momente.
Për Barcelonën ky operacion do të ketë një rëndësi të veçantë sepse pavarësisht se Alexandre Lacazette është një lojtar tepër cilësor, do të mund ta afrojë me parametër zero, hap që do të ishte tejet frytëdhënës për arritjen e objektivave .
Vijimësia po i jep të drejtë Xavi Hernadezit për të cilin në krye të herës ekzistonin disa pikpyetje normale sepse vinte nga një aventurë në Katar tek Al Sadd por famtirësisht po e tregon veten edhe si trainer tek ekipi ku u rrit dhe më pas u shëndërrua në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.



