Egnatia, aktualisht e katërta në Superiore/ Zekaj: Jemi brenda objektivit të skuadrës për ‘Final 4’

Egnatia, aktualisht e katërta në Superiore/ Zekaj: Jemi brenda objektivit të skuadrës për ‘Final 4’

Ekipi kampion Egnatia, aktualisht e renditur e katërta në përfundim të më shumë se gjysmës së kampionatit Abissnet Superiore.

Drupal Ad

Xhevdet Zekaj, drejtor Komunikimi në Kf Egnatia, thotë për “MCN informacion” se aktualisht skuadra është brenda objektit për ‘Final 4’, ekipi fitues i të cilit do të marrë pjesë në turin e parë të UEFA Champions League.

 Natyrisht kemi bërë një vit super të suksesshëm, me një tripletë.

Skuadra ka qenë aty gjithë kohës, në skuadër nuk ka asnjë tension, asnjë problem për renditjen e përkohshme, sepse Final 4 është larg dhe është një maratonë e gjatë ndeshjesh e cila jep mundësinë që skuadra të rikthehet aty ku ka investimin, vendin dhe përpjekjet, dhe të gjitha të tjerat.

Nuk ka asnjë alarm, janë katër pikë që janë shumë shumë pak për të bërë ndryshimin për të realizuar, por jemi brenda objektivit të skuadrës, për Final 4.

Grupi është aty, nuk kemi asnjë problematikë, grupi është shumë mirë dhe shpresojë se tifozët të shohin sërish një Egnatia siç ishte vjet, dominuese, të bukur, futboll agresiv me shumë faza të bukura ku prodhohet idetë e trajnerit, presidentit dhe stafit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy